20 ditë burg për efektivin e FNSH – së, qëlloi me armën e shërbimit në një konflikt


20 ditë burg për efektivin e FNSH – së, qëlloi me armën e shërbimit në një konflikt

15:19 04/09/2016

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë, arrest me burg për 20 ditë për efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Maliq Shehaj.

Ai u arrestua të enjten për akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë. Për policinë, Shehaj, në gjendje të dehur është konfliktuar me dy persona. Për t’i ndarë kanë ndërhyrë tre punonjës policie, 2 civilë dhe një me uniformë.

Punonjësit e policisë kanë konfirmuar se efektivi i FNSH-së qëlloi me armë, por nuk kanë identifikuar dy personat më cilët ai ishte duke u konfliktuar.

Vetë Shehaj ka një tjetër version duke hedhur poshtë pretendimet se ka qënë i dehur. Sipas tij, konflikti lindi me dy persona që i bllokuan rrugën, të cilët i kanë goditur makinën me shufër hekuri. Ai thotë se ka nxjerrë pistoletën e shërbimit duke u prezantuar si efektiv policie.

Gjatë konfliktit fizik, ai thotë se arma ka kryer qitje të pavullnetshme në tokë.

Pas kësaj dëshmie, Prokuroria e Fierit vlerësoi se ky rast ka nevojë për hetime të mëtejshme për të zbardhur dinamikën e saktë të ngjarjes.

Tv Klan






Të ngjashme