20% e kryeqytetasve të imunizuar ndaj COVID


20% e kryeqytetasve të imunizuar ndaj COVID

15:37 28/10/2020

Sulçebe: Jemi larg imunitetit të tufës që duhet të jetë 60%

10 % e popullatës ne nivel global ka arritur te imunizohet  nëpërmjet infektimit nga koronavirusi. Imunologët thonë se kjo shifër ndryshon në varësi të dendësisë së popullsisë duke i bërë kryeqytetet vatrat më të mëdha të infeksionit e për rrjedhojë edhe me një imunitet më të madh të popullsisë.

Aktualisht në Tiranë ne jemi afër 20% ndërsa në rang vendi mund të jemi tek 10% akoma, por kjo gjendje imunitare është ende larg pragut të imunitetit kolektiv asaj që quhet imuniteti i tufës që duhet të jetë 60%”.

Ende nuk ka të dhëna të sakta rreth imunitetit që lë Covid 19 pas tejkalimit të sëmundjes , por ekspertët janë të mendimit se ai është i ngjashëm me Sars Cov 1 dhe Mers.

Ndaj këtij virusi nuk kemi shifra të sakta por mendohet se imuniteti dhe këtu do jetë i ngjashëm do ketë një zgjatje 1 der në 2 ose me tepër vjet pra duhet të jemi të qetë se pas kalimit të këtij infeksioni ne kemi imunitet jemi të mbrojtur nga riinfektimet e mëtejshme”.

Nga ana tjetër mjekët infeksionit kërkojnë rishikim të protokolleve të mjekimit veçanërisht për mjekët e familjes.

Është momenti të rishikohen protokollet e në kushtet ambulatore dhe sjellja e çdo mjeku në përshkrimin e barnave për këto të sëmurë pasi ka mbipërdorim të antibiotikeve dhe kortizonikëve në kushte ambulatore”.

Shumica e të infektuarve po e kalojnë në mënyre asimptomatike , ose në gjendje të lehtë. Ata janë infektuar njëlloj si personat me shenja të sëmundjes.

Tv Klan






Të ngjashme