20 mijë besimtarë në “Udhën e Kryqit”
Më shumë se 20 mijë besimtarë katolikë u mblodhën përpara Koloseut në Romë, për të premten e shenjtë që i paraprin Pashkëve Katolike.
Tradita e “Via Crucis”, Udhës së Kryqit, mblodhi besimtarë nga e gjithë bota, në ritin e udhëhequr nga vetë Papa Françesku.
Lutjen e tij në Udhën e Kryqit, Ati i Shenjtë e nisi me një mesazh të fortë, duke përsëritur fjalën “Turp”.
“Turp për ata që zgjedhin pushtetin dhe paranë. Turp për ata njerëz, edhe të Kishës, që tërhiqen pas ambicies dhe humbasin dinjitetin e tyre. Kisha duhet të vazhdojë përpara, duke qenë një dritë që ndriçon, që jep kurajo, pavarësisht një mori tentativash për ta diskretituar.”
Edhe këtë vit, Roma ishte tërësisht e blinduar nga forcat e sigurisë gjatë ceremonisë së Udhës së Kryqit. Riti tradicional i të premtes së shenjtë u ndoq nga më shumë se 4.5 milionë italianë duke shënuar rekord.
Tv Klan