20 milionë paund për 1 vit në Hotel
Këngëtares së famshme Adele i kanë ofruar 20 milionë paund për të qëndruar një vit në Hotelin “The Wynn” në Las Vegas.
Sipas “The Sun”, Hoteli është i dëshpëruar për të marrë këngëtaren 29-vjeçare në bordin e tyre dhe i kanë ofruar një shifër marramendëse prej 380 mijë paund për çdo shfaqje që mund të performojë.
Pronarët e “The Wynn Hotel” shprehen se janë shumë të gatshëm për tu përshtatur me kushtet e këngëtares britanike, dhe se janë të hapur për negociata të mëtejshme.
Por, a do të pranojë Adele këtë ofertë, mbetet për tu parë në ditët në vazhdim.
Burimi: Klan Plus