20 në pranga dhe 1 mln euro pasuri e sekuestruar


20 në pranga dhe 1 mln euro pasuri e sekuestruar

12:20 20/11/2018

Një operacion i gjerë i policisë italiane me bashkëpunimin dhe të policisë spanjolle dhe austriake ka rezultuar me arrestimin e 20 personave, anëtarë të një organizate që merrej me trafikun e drogës. Mes të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, italianë, moldavë dhe ukrainas.

Gjithashtu janë sekuestruar materiale me një vlerë prej një milion euro. Hetimet kanë nisur në Prill të 2017-s. Organizata importonte nga Spanja sasi të konsiderueshme marijuane, e cila më pas shitej në Itali, pranë shkollave ku pjesa më e madhe e klientëve ishin minorenë.

Tv Klan






Të ngjashme