20 pacientë të rinj me Covid-19 në Kosovë


20 pacientë të rinj me Covid-19 në Kosovë

22:30 12/04/2020

Kompleksi i në Prishtinë izolohet nga policia

Lagja Mati 1 në Prishtinë, një nga vatrat e koronavirusit sot ishte më e heshtur se kurrë. Ndonëse deri në orën 17 qytetarët janë të lirë të lëvizin pas konfirmimit edhe të 20 rasteve mbrëmë vonë, sot kanë preferuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe daljet ishin kryesisht vetëm për shërbime të nevojshme.

Derisa një kompleks banesor ku është edhe numri më i madh i të infektuarve është në monitorim 24 orësh nga policia. Banorët nuk do të lejohet që të dalin nga aty për dy javë.

Pas vendimit për karantimin të kryeqytetit, derisa deri në orën 17 janë lejuar qytetarët me vendbanim në Prishtinë që të hyjnë në kryeqytet derisa nga kjo periudhë lejohen të qarkullojnë vetëm mediat, mjekët, infermierët dhe biznese për shërbime të caktuara me leje të veçantë nga Ministria e Brendshme.

Edhe qyteti i Ferizajt nga mbrëmë është në karantinë, ndërsa renditet si komuna e tretë më e prekur nga koronavirusi. Derisa në rrugën Prizren-Prevallë, në dalje të qytetit, policia ka ndalur qarkullimin e automjeteve, për të mos i lejuar qytetarët të cilët zakonisht ditëve të fundjavës ia mësyjnë maleve të Sharrit në Prevallë.

Derisa kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar që kjo komunë ndonëse nuk ka asnjë rast, të karantinohet pasi që është e rrethuar me të gjitha komunat të cilat kanë raste të të prekurve me koronavirus.

Tv Klan






Të ngjashme