20 – vjeçares i plotësohet dëshira e fundit
Një vajze të re iu plotësua dëshira e saj e fundit "për të vdekur e bukur".
20 - vjeçarja Racine Pregunta, nga Davao City të Filipineve ndërroi jetë javën e shkuar, pasi humbi betejën me osteosarkomën. Teksa e dinte se po jetonte ditët e fundit të jetës, e reja vendosi që të bënte plane për varrimin e saj. Ndër to, ajo kishte një kërkesë të veçantë, që të vdiste e bukur. Fotot e saj në arkivol tregojnë se dëshira e Racine u plotësua. Ajo shfaqet e shtrirë në një arkivol të bardhë, e veshur me fustan, një kurorë me lule në kokë dhe me makiazh të kuruar, si të jetë ende gjallë. Familja e 20 - vjeçares, realizoi çdo kërkesë në detaje. Ishte motra e saj Rolyn Pregunta, e cila tregoi se më 12 Prill, 5 ditë përpara se të vdiste nga kanceri në kocka, ajo i kishte thënë se nëse dita e saj kishte ardhur, atëherë dëshironte të "vdiste e bukur". Teksa i postoi fotografitë e Racine në Facebook, Rolyn shkruajti:Sot kërkesa jote u plotësua dhe gjithçka shoh je ti, duke buzëqeshur. Do të mbetesh gjithnjë në zemrat tona.
/tvklan.al