20-vjeçari humb kontrollin e mjetit, makina përfundon në lumin e Lanës
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një automjet ka rënë në lumin e Lanës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:15. Mësohet se drejtuesi 20-vjeçar me iniciale A.P. humbi kontrollin e mjetit dhe makina përfundoi në Lanë. Shoferi pësoi dëmtime të lehta si pasojë e këtij aksidenti.
I riu mori ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al