20-vjeçari shqiptar me kanabis dhe kokainë në mes të Athinës
Autoritetet greke kanë arrestuar një djalë të ri nga Shqipëria, të cilit ju gjet kanabis dhe kokainë.
Sipas gazetës “Protothema”, 20-vjeçarit ju sekuestruan në banesë 8 kg kanabis i papërpunuar, doza kokaine, tre peshore elektronike, 80 Euro dhe 3 celularë.
Ai ishte identifikuar nga agjentët e anti-drogës si shitës aktiv në disa zona të kryeqytetit grek. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorë të tij.
Identiteti i 20-vjeçarit shqiptar të arrestuar nuk është bërë i ditur.
/tvklan.al