20-vjeçarja ndërron jetë në krahët e nënës


20-vjeçarja ndërron jetë në krahët e nënës

18:04 22/12/2018

Një e re ka ndërruar jetë në krahët e nënës së saj. Aimee Letters, 20 vjeçe ka qenë duke kërcyer me miqtë e saj në një party, mbrëmjen e së mërkurës, por në një moment është ndjerë keq dhe është dërguar në shtëpinë e nënës së saj, në Doumbarton, Skoci.

Mjekët shkuan menjëherë në banesën e saj, por ishte tepër vonë, pasi e reja kishte ndërruar jetë, raporton Daily Mail.

Sipas mjekëve dyshohet se 20- vjeçarja vdiq nga mbidoza e drogës, por do të jetë ekspertiza mjeko- ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Edhe pse partneri i nënës së saj tentoi ta shpëtonte ishte e pamundur, pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Aimee u dërguar në spitalin Royal Alexandra, por edhe kjo tentativë ishte e kotë.

Të gjithë miqtë e saj janë tronditur dhe shokuar kur morën vesh lajmin e hidhur.

“Unë jam i tronditur, Aimee ishte shumë miqësore. Ajo ishte një vajzë shumë e shoqërueshme”.

Edhe i dashuri i motrës së saj më të madhe, Connor Williams, 24 vjeç, i cili jetonte me Aimee prej 4 vitesh është pikëlluar nga lajmi i keq.

“Ajo ishte si një familje për mua,

ka thënë ai

”. 

/tvklan.al

 






Të ngjashme