20 zyrtarë të policisë së Prizrenit nën akuzë për ryshfet


20 zyrtarë të policisë së Prizrenit nën akuzë për ryshfet

16:02 02/03/2017

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër 20 zyrtarëve policorë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit në cilësi të personave zyrtarë duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar dhurata për vete në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare”.

“Të pandehurit, zyrtarë policorë në Njësinë e kontrollit të autostradave, pjesë e patrullës policore në kontrollimin e trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, me qëllim nuk kanë shqiptuar fletë gjobe të trafikut ndaj kundërvajtësve edhe pse kanë qenë të obliguar të shqiptojnë tiketa në bazë të ligjit për sigurimin e komunikacionit rrugorë, ndërsa, paratë e marra i kanë ndarë në mënyrë proporcionale”, bën të ditur kjo prokurori./  klankosova.tv






Të ngjashme