200 gram tritol në banesë 56-vjeçarit
Plot 200 gram tritol i kanë vendosur një 56-vjeçari, në afërsi të derës së banesës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 në lagjen "Partizani", të qytetit Burrelit.
Ka qenë vetë 56-vjeçari Avni Canameti, me profesion mësues, që ka pikasur lëndën shpërthyese. Tritoli, i një sasie të madhe, ishte vendosur në katin e 5 të një pallati, tek zgara prej hekuri që ndan shkallën. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa policia ka bërë menjëherë çaktivizimin. Policia thotë se po hetohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit që ka kryer këtë akt. Nëse kjo sasi tritoli do kishte shpërthyer dëmet do të ishin të mëdha. Ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se kjo ka qenë një paralajmërim për 56-vjeçarin, i cili është marrë në pyetje në lidhje me konfliktet e tij të kohëve të fundit./ tvklan.al