200 karroca për personat me aftësi të kufizuar
200 persona me aftësi të kufizuar kanë marrë si dhuratë, në ditën ndërkombëtare të tyre, karroca, të cilat ju japin mundësi të lëvizin.
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi kërkoi nga të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet private që të zbatojnë ligjin, që 1 nga 25 të punësuarit të jetë me aftësi të kufizuar, ndërsa u ndal tek ngritja e qendrave për çdo bashki.
Në fund të aktivitetit, personat me aftësi të kufizuar, edhe pse me karroca dhuruan spektakël në lojën e tyre të futbollit.
Tv Klan