200 mijë qytetarë vaksinohen kundër gripit
Manastirliu: Së shpejti sjellin vaksinën anti-COVID
Përgjatë 2 muajve 200 mijë qytetarë në të gjithë vendin kanë injektuar vaksinën e gripit falas. Procesi i vaksinimit për kategoritë e riskut do të vijojnë gjatë muajit dhjetor në të gjitha qendrat shëndetësore, ndërsa pritet dhe mbërritja e vaksinës së COVID.
“Janë 368 mijë vaksina ose 4 herë më shumë se viti i kaluar që i siguruam falas për qytetarët. Së bashku jemi duke punuar çdo ditë, jo vetëm për sa i përket programit të vaksinimit që është shumë i rëndësishëm edhe si një ushtrim i cili paraprin edhe vaksinimit kundër COVID-it, për të cilin jemi duke punuar fort, në mënyrë që ta kemi sa më shpejt vaksinën e sigurt të disponueshme në vendin tonë”, tha Manastirliu.
Për edukatoret dhe mësuesit të përfshirë në grupet e riskut prej fillimit të Dhjetorit vaksina po ju injektohet në vendin e punës.
Tv Klan