200 të rinj punësohen në administratë


200 të rinj punësohen në administratë

13:17 26/01/2017 https://youtu.be/BDgeUWc6KSA

200 të rinj kanë nënshkruar kontratën 1 vjeçare të punës në administratën publike pas praktikës, pjesë e  së cilës ishin 2 mijë të rinj.

Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi i pranishëm në aktivitetin Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, premtoi se numri i të punësuarve vitin e ardhshëm do të dyfishohet.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi:

Ju jeni dëshmia më e mirë, dëshmia e vërtetë për t’ju bërë të qartë të gjithëve, veçanërisht atyre që na ngrenë herë pas here gishtin e akuzës:  se punësimi në administratë për të rinjtë nuk është as politik dhe as nepotik.

Të rinjtë patën mundësi të jenë për tre muaj pjesë edhe e administratës lokale në të gjithë vendin. Ky program iu dha mundësinë edhe  qindra të rinjve nga Kosova të zhvillojnë praktikën e punës në administratën tonë. 

Sikundër dhjetar të rinj nga Shqipëria morën eksperiencën e parë të punës pranë administratës në Kosovë./ TV KLAN

 

 

 






Të ngjashme