2000 rrënjë kanabis, kultivuesi arrestohet në flagrancë


2000 rrënjë kanabis, kultivuesi arrestohet në flagrancë

08:17 22/06/2016

Policia e Pogradecit ka mundur që të arrestojë në flagrancë kultivuesin e 2000 rrënjëve kanabis në fshatin Dardhas, ndërsa ai gjendjen në parcelën e mbjellë me drogë.

Ai është Blerand Gjona, 27 vjeç, banues në fshatin Prenisht.

Ndalimi i tij u bë pasi 27-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pranë  vendit të quajtur “Velangovë” mbi fshatin Dardhas, tek një parcelë toke në të cilën u gjetën të kultivuara një sasi prej 2000 rrënjësh bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike më pas u asgjësua me anë të djegies nga policia, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”./tvklan.al






Të ngjashme