2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri (16 Nëntor 2000)
Shqipëria bën pjesë në ato vende që e kanë njohur krishtërimin që në hapat e para. Bashkë me fjalën e zotit mbërritën dhe objektet e kultit dhe pajisjet brenda tyre. Sot Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nisi një simpozium treditor me temë ” 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri”.
Në tre ditët e kësaj veprimtarie lektorë vendas e të huaj diskutojnë kontekstin historik dhe kulturor të krishtërimit në vendin tonë. Në qendër të vëmendjes janë edhe krijimet me objekt fetar që nga ikonat e deri tek këngët folklorike me temë religjoze./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti