2021 vjen me rrugët bosh dhe fishekzjarre në qiell
Ora policore ndaloi grumbullimet në sheshe
“Teksa akrepat e orës treguan mbërritjen e vitit 2021, Tirana dhe gjithë Shqipëria nuk e festuan si zakonisht natën e ndërrimit të viteve. Sheshet dhe rrugët në të gjithë vendin ishin të boshatisura për shkak të pandemisë së Covid-19. Fishekzjarret ndriçuan qytetet dhe fshatrat me shqiptarët që nga dritaret e shtëpive pritën vitin e ri.”
Fishekzjarret e shpërndara në gjithë Tiranën, ndriçuan kryeqytetin për minuta të tëra. Për herë të parë nuk pati spektakël fishekzjarrësh në Sheshin Skënderbej, pasi Bashkia e kishte shtritë atë në 12 njësitë.
Ndërkohë në rrugë dalloheshin vetëm makina policie dhe çdo person apo makinë kontrollohej nëse kishte leje për të lëvizur pas orës 20:30.
Për shkak se në sheshe nuk u hodhën fishekzjarre, në urgjencë nuk shkoi asnjë person i lënduar. Të vetmit që shkuan në spital ishin ata që e kishin tepruar me pijet alkoolike. 8 persona u paraqitën në QSUT menjëherë pas mesnate, për të marrë serum për shkak se kishin abuzuar me alkoolin.
Pak çaste pas ndërrimit të viteve në 2 maternitetet e Tiranës erdhën në jetë 2 vajza. Për shkak të masave anti-covid kamerat nuk u lejuan bernda. Ndërsa ishim mësuar me festimet vijonin edhe pas orës 12, këtë vit gjithçka qëndroi e mbyllur në vend, deri në orën 6 të mëngjesit.
Tv Klan