203 të shtruar në spitalet covid
20 në terapi intensive, 6 të intubuar
Kjo e enjte ka shënuar shifër rekord të shtruarish në dy spitalet covid. 203 pacientë të infektuar nga koronavirusi po marrin trajtim në dy spitalet covid, atë Infektiv dhe Shefqet Ndroqi.
Sipas burimeve zyrtare, 20 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë në dy spitalet covid po marrin shërbim të specializuar disa pacientë të cilët rezultojnë covid negativ me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.
Tv Klan