Emrat/ Shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 12 shqiptarë. Rolet e tyre


Emrat/ Shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 12 shqiptarë. Rolet e tyre

09:05 25/10/2016

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet trafikantësh droge në qytetin e Ragusas, në jug të Italisë, 12 prej të cilëve ishin shqiptarë.

Grupi kriminal i drejtuar nga 29-vjeçari shqiptar Mirjan Ajdini, kishte ndërtuar një rrjet të strukturuar të shpërndarjes së drogës në lokalet kryesore dhe klubet e natës në disa rrethina në Ragusa.

Ajdini njihej në zonë edhe me pseudonimin “Emiliano”. Ai ishte pika e referimit për çdo të shpërndarës dhe trafikant që kërkonte të siguronte kokainë në Ragusa.

Shqiptari bashkëpunonte ngushtë me italianin Francesco Oro, një individ me precedentë të shumtë penalë.

Autoritetet italiane njoftuan se Mirjan Ajdini përdorte banesën e tij si bazë të trafikut të drogës. Gjatë arrestimit të tyre në flagrancë, policia sekuestroi një sasi të madhe kokaine, si edhe rreth 9 mijë euro kesh.

Një tjetër shqiptari anëtar i bandës, Dashnor Toskut, iu gjetën 26 mijë euro kesh, armë zjarri si edhe materiale për paketimin e lëndëve narkotike.

Hetimet rreth kësaj bande kishin nisur në tetor të vitit 2015, asokohe u arrestuan rreth 14 shpërndarës droge, pjesëtarë të rrjetit të trafikut.

Emrat e shqiptarëve

Mirjan Ajdini 29 vjeç

Lorenc Daiu 38 vjec sipërmarrës në bujqësi

Ferit Hoxholli 35 vjeç

Hajdar Kaha  31 vjec tregtar

Elton Laraku 30vjec sipërmarrës

Kujtim Malka 38 vjec

Elis Rustami 30 vjec sipërmarrës

Erjon Seferi 35 vjec

Adenis Tosku 34 vjec

Dashnor Tosku 38 vjec / TV KLAN






Të ngjashme