21 viktima pasi autobusi bie në rezervuar
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi një autobus ra në një rezervuar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kinë, ndërsa mjeti po udhëtonte në një urë në Anshun.
Sipas mediave, shumica e personave në autobus ishin studentë, të cilët duhet të bënin provimet kombëtare për hyrjen në universitet.
Siç duket nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shoferi i autobusit humbet kontrollin dhe fillimisht përplaset me bordurën e urës dhe pastaj bie në rezervuar.
#Latest: As of 7:30 pm, 37 people have been rescued, of which 16 injured and 21 dead, after a bus plunged into a lake on Tuesday in SW #China‘s Guizhou Province. Investigation and search work are both underway. pic.twitter.com/p2zQESZCmW
— People’s Daily, China (@PDChina) July 7, 2020
Shkaku i përplasjes është duke u hetuar nga autoritetet. Mes viktimave është edhe shoferi, i cili punonte në këtë linjë autobusësh që prej 1997-s./tvklan.al