21 – vjeçari kishte konsumuar drogë para aksidentit


21 – vjeçari kishte konsumuar drogë para aksidentit

15:15 31/05/2016

Francesko Otobashi, autor i aksidentit me vdekje, ku humbi jetën një fëmijë 3 – vjeç rezulton se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve nakrotike.

Gjatë kontrollit që i ka bërë Policia Rrugore mjetit të tij, me targë AA 416 LY, i është gjetur një qese me kanabis sativa.

Krahas “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, 21 – vjeçari do të hetohet dhe për veprën penale të “prodhim shitjes së lëndëve narkotike”.

Rreth orës 17 e 30 të së hënës, një vajzë vetëm 3 – vjeç humbi jetën dhe babai i saj mbeti i plagosur, pasi u përplasën nga një automjet në zonën e “Freskut” në kryeqytet, teksa ecnin në trotuar.

Makina, që drejtohej nga 21 – vjeçari Otobashi, ka përplasur fëmijën sapo ajo ka dalë nga një market bashkë me babain që e shoqëronte.

Sipas grupit hetimor, shkak determinant i ngjarjes, dyshohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit nga 21 – vjeçari, si pasojë e shpejtësisë së lartë.

Tv Klan






Të ngjashme