21 vjetori i masakrës së Reçakut


21 vjetori i masakrës së Reçakut

12:27 15/01/2020

Meta dhe Thaçi: Askush nuk mund t’i mohojë këto krime

21 vjet më parë, në Reçak të Kosovës ushtria serbe ekzekutoi 45 civilë, në atë që njihet si një nga krimet më të rënda të luftës në këtë vend. Ky akt bëri që historia të merrte një tjetër kthesë, me nisjen e bombardimeve të NATO-s. Mohimi që vijojnë t’i bëjnë autoritetet serbe nuk mund të kalonte pa u theksuar në ceremonitë e mbajtura këtë të mërkurë në memorialin për viktimat. Presidenti shqiptar, Ilir Meta tha se drejtësia duhet të vihet në vend për autorët.

“Çdo përpjekje për të mohuar masakrën e Reçakut dhe çdo masakër tjetër në rajon, është një rrezik për riciklimin e dhunës”.

Ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Serbia duhet të përgjigjet për këto krime, duke dënuar edhe heshtjen e ndërkombëtarëve.

“Masakra e Reçakut ishte krim kundër njerëzimit dhe gjenocid. Serbia duhet të japë llogari. Drejtësia herët a vonë do të ngadhënjejë”.

Në ceremoni merrte pjesë edhe ish-ambasadori i OSBE-së Uilliam Uoker, i cili 21 vjet më parë vuri alarmin në selitë e diplomacisë perëndimore për atë që po ndodhte në Kosovë.

Tv Klan






Të ngjashme