211 kg drogë tek “Uji i Ftohtë”, kapet në kryeqytet 47 – vjeçari


211 kg drogë tek “Uji i Ftohtë”, kapet në kryeqytet 47 – vjeçari

10:00 14/09/2017

Një person që ishte shpallur në kërkim për sasinë e drogës prej 211 kg kanabis, të zbuluar në lagjen e Ujit të Ftohtë në Vlorë u arrestua mëngjesin e sotëm.

Ai është Flamur Pecaj, 47 vjeç nga Vlora. Në operacionin për kapjen e tij morën pjesë dhe efektivë të policisë së Tiranës.

Pecaj u arrestua në një banesë në Tiranë, ku dhe ishte fshehur. Për këtë drogë janë akuzuar tre persona, njëri prej tyre është akoma në kërkim, kurse i pari u arrestua në momentin që u zbulua droga./Abc News






Të ngjashme