22 viktima nga Covid në Maqedoni
Rriten sërish infektimet ditore
Maqedonia e Veriut regjistroi të dielën 22 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 919 numrin total të jetëve të humbura.
Kjo është shifra më e lartë e jetëve të humbura brenda një dite, që nga fillimi i pandemisë.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 561 raste të reja të të infektuarve, nga 1,901 teste të kryera.
Tv Klan