Pranga 22-vjeçarit në Tiranë, dyshohet se përdhunoi të miturën
Autoritetet policore në Tiranë njoftuan këtë të mërkurë arrestimin e një 22-vjeçari, i cili dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.
Burime zyrtare të policisë sqarojnë se në pranga ka përfunduar një 22-vjeçar me iniciale A.D, banues në fshatin Resk të Kukësit.
“Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin nr 5, kanë kryer arrestimin në flagrance të shtetasit , A.D, 22 vjeç, banues ne fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, thotë policia në njoftimin e saj për mediat./tvklan.al