22-vjeçarja pret dorën qëllimisht për të marrë shpërblim nga shteti


22-vjeçarja pret dorën qëllimisht për të marrë shpërblim nga shteti

19:43 12/09/2020

Një vajzë nga Sllovenia, Julija Adlesic 22 vjeç është shpallur fajtore sepse preu dorën e saj qëllimsht për të marrë sigurime nga shteti. Ajo po priste të fitonte më shumë se 1 milion€ (900,000 £, 1.16 milion dollarë).

Gjykata zbuloi se vajza në bashkëpunim me të dashuri i saj e kishte prerë dorën, për t’u deklaruar si një person me aftësi të kufizuara gjatë gjithë jetës.

Në 2019 Julija Adlesic dhe disa të afërm të saj u arrestuan pasi përfundoi në spital me dorën e prerë. Sidoqoftë autoritetet arritën të gjenin dorën e vajzës dhe mjekët ia qepën asaj në kohë.

Prokurorët kanë deklaruar se i dashuri i vajzës kishte bërë gjithashtu kërkime në internet për duar artificiale ditët më parë, para se të ndodhte icidenti. Ata thanë se kjo është një provë e fortë se lëndimi ishte i qëllimshëm.

Babait të të dashurit të Adlesic gjithashtu iu dha një dënim me kusht një vit. Gjatë gjithë gjyqit, Adlesiç kishte mohuar të kishte prerë me dashje dorën e saj. Nëse mashtrimi i tyre do të kishte sukses, çifti do të merrte më shumë se gjysmë milion euro shpërblim dhe një pjesë tjetër të parave do i merrte me këste çdo muaj. /tvklan.al






Të ngjashme