2280 shqiptarë të deportuar nga Britania në dy vite


2280 shqiptarë të deportuar nga Britania në dy vite

15:48 01/06/2018

Më sumë se një të tretën e parave që shpenzohen për depërtimin e emigrantëve të paligjshëm e zënë individët me kombësi shqiptare. Këtu përfshihen edhe shqiptarët me shtetësi kosovare. Kështu shkruan tabloidi britanik “The Sun”, duke iu referuar të dhënave të autoriteteve të emigracionit në vendin ishullor. Sipas The Sun, shqiptarët zënë vendin e parë për numrin e emigrantëve të cilët janë deportuar nga Britania e Madhe në drejtim të vendeve të origjinës.

Kështu për gjatë dy viteve të fundit janë riatdhesuar 2280 shqiptarë të cilët jetonin dhe punonin në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Në një avion çarter qeveria britanike nisi drejt shqiperisë vetëm 9 shqiptarë, për një kosto fluturimi prej 100 mijë Paundësh.

Për riatdhesimin e shqiptarëve “The Sun” shkruan se janë shpenzuar mbi 12 milionë Paund, ndërsa 31 milionë janë shpenzimet duke llogaritur edhe riatdhesimin e personave me kombësi të tjera.

Pas shqiptarëve e përditshmja britanike rendit deportimet ne Pakistan, Nigeri e Gana. Në listë nuk mungojnë as shtetas të vendeve të BE-së si Gjermania, Franca, Republika Çeke e Bullgaria.

Tv Klan 






Të ngjashme