23 viktima nga i nxehti ekstrem
Rreth 13 mijë persona morën kujdes mjekësor
Të paktën 23 persona kanë humbur jetën vetëm në javën e fundit, si pasojë e temperaturave të larta në Japoni.
Autoritetet vendase njoftuan se numri i qytetarëve që janë vizituar në qendra mjekësore prej të nxehtit ekstrem është 13 mijë, pjesa më e madhe e tyre të grupmoshës 60-80.
Në ndryshim nga një pjesë e mirë e kontinentit aziatik që po përballet me përmbytje, Japonia po kalon një valë të të nxehtit afrikan me temperatura deri në 42 gradë Celcius.
Edhe vitin e kaluar vendi u përball me të nxehtin ekstrem, si pasojë e të cilin humbën jetën 130 persona.
Tv Klan