23 – vjeçarja vritet brutalisht në parkingun e qendrës tregtare
Kjo është Molly McLaren, një studente 23 - vjeçare e cila një ditë më parë u vra brutalisht në parkingun e një qendre tregtare në Kent të Anglisë.
Dëshmitarë thanë e reja ndodhej brenda makinës e saj, kur u sulmua. Ajo mësohet se kishte ulëritur dhe i kishte rënë borisë së makinës për ndihmë. Autoritetet arrestuan në vendngjarje të dashurin e McLaren, 25 - vjeçarin Joshua Stimpson dhe aktualisht ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e të resë. McLaren, studente në Universtitetin e Kent ishte e ulur në sediljen e pasme të një Citroeni C1 të zi, kur u sulmua rreth orës 11 të paradites. Siç shkruan e përditshmja "DailyMail"
, dëshmitarë thanë se autori e kishte mbyllur atë brenda në makinë dhe më pas i preu asaj fytin, ndërkohë që 23 - vjeçarja i binte borisë dhe ulërinte për ndihmë. Policia tha se e reja kishte marrë plagë të rënda dhe vdiq në vendin e ngjarjes. McLaren dhe Stimpson ishin bashkë që prej vitit të shkuar, lidhje të cilën e kishin bërë publike edhe në rrjetet sociale. Dëshmitarë të shumtë thanë se fillimisht kishin dëgjuar borinë e makinës e më pas thirrjet për ndihmë, por duke qenë një parking i madh dhe i mbushur me makina nuk mund të shihnin se çfarë po ndodhte brenda mjetit. Ata më pas panë momentin kur policia arrestoi 25 - vjeçarin, i cili ishte i mbuluar në gjak. Mbetet e paqartë se çfarë mund ta ketë shtyrë të riun për të marrë këtë akt ekstrem dhe do të jenë hetimet ato që pritet të zbardhin këtë ngjarje të rëndë./tvklan.al