23 vjet, por nuk e njohin aq sa duhet njëri-tjetrin
Kjo periudhë izolimi i ka shërbyer njerëzve që të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin ndryshe nga dikur ku rutina e përditshme nuk e lejonte këtë gjë. Edhe pse kanë 23 vjet të martuar së bashku, Jada Pinkett dhe Will Smith nuk e njohin aq sa duhet njëri-tjetrin. Kjo për shkak të angazhimeve të shumta që kanë pasur më herët që pengon çiftet t’i dedikojnë kohën e duhur njëri-tjetrit.
Nëse për disa çifte karantina ka qenë një sfidë e vështirë dhe ka sjellë ndarjen, për të tjerë ka qenë një gjë e shkëlqyer që duhej në jetën e tyre. Jada ka arritur të njohë vërtetë partnerin e saj, Will Smith pasi kjo situatë i ka afruar më shumë se dikur dhe i ka bërë të mendojnë për të ardhmen.
Të dy e kanë kaluar këtë periudhë me fëmijët e tyre duke organizuar gjëra të ndryshme në mënyrë që edhe ata mos mërziten.
Klan Plus