OSHEE: Riparohen defektet në të gjitha nënstacionet


OSHEE: Riparohen defektet në të gjitha nënstacionet

16:35 08/11/2016

OSHEE sqaron se bazuar në informacionin e orës 16:00 të Shtabit Qendror të Divizionit të Shpërndarjes janë riparuar të gjitha defektet në nënstacionet 110/35/20/6 kV dhe linjat e tensionit të lartë 35 kV.

Theksojmë se në zonat Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korcë dhe Berat ku shpejtësia e erës është e lartë, OSHEE ka stakuar energjinë për efekt të sigurisë teknike në rreth 54 % të fiderave me linja ajrore.

OSHEE bën me dije se rreth 60 përqind e stakimeve është kryer në rrjetin shpërndarës ajror, për shkak të shpejtësisë së erës tej normave teknike, ndërkohë që në disa zona stakimi ka ardhur si pasojë e përmbytjes së kabinave 20 kv.

Afro 90 përqind e defekteve në fidera i përkasin zonave të thella rurale.

Rajonet më të prekura nga difektet janë:

Rajoni Tiranë : Ibë, Zall-Bastar, Paskuqan, Rinas, Valias, Mullet, Gjokaj, Park Ndroq, Sauk, Mëzez

Rajoni Fier: Lagj Apollonia , Marinëz , Mbrostar , Cakran , Drizë, Kallm , Stacioni i Trenit/Ballsh, Adriatik, Dermenas ,

Rajoni Kukës: pjesërisht (Lekbibaj, Mamëz, Vranisht, Domaj , Shëngjergj, Golaj, Vicidol

Rajoni Shkodër: Bërdicë, Kelmen, Vain , Iballë

Rajoni Burrel: Suc, Klos, Kurdari, Thekna, Fushë Bulqizë , Bllicë, Fushë Gjorm, Gurrëz

Rajoni Vlorë: Fushë Brataj, Kallarat, Amonicë, Kocul, Gorisht, Lepenicë, Selenicë, Karbunarë , Radhim , Mifol , Orikum , Nartë , Zvërnec, Uji i Ftohtë, Lagjia Kushtrimi, Cobenjtë, 10 Korriku, Hajro Cakerre, 29 Nentori, Lirimi, 15 Tetori, Partizani, Pavarësia,  Prefektura , Kinoteatri , Gjykata e Rrethit Vlorë, Qendra Studentore, Ambulanca Qendrore, Prokuroria, Spitali Rajonal, Policia e Shtetit

Rajoni Durrës: Halil, Fushë Krujë, Luz, Koxhas, Lisekaj, Katund Sukth

Rajoni Elbasan: Kodovjat, Tunjë, Strava, Tregan, Prenjas, Bradashesh, Funar, Godolesh

Rajoni Berat:   Potom,  Tomorricë, Kakrukë, Ura Vajgurore , Krorëz, Krutje, Otllak, Kozarë

Rajoni Korcë:    Hocisht, Liqenas, qytet Ersekë pjesërisht , Pojan, Vlocisht, Voskopojë, Barmash, Bucimas.

Rajoni Gjirokastër: Piskovë, Kosinë, Lekël, Suka, Kosina, Sinanaj, Petran, Lazarat.

 

14:30 OSHEE: Vihen në punë disa nënstacione

Bazuar në informacionin e orës 14:00, OSHEE bën me dije se është vendosur në punë linja L30-59 Kalimash – Krumë dhe ka marrë energji n.stacioni i Krumës rreth orës 12:25.

Të gjitha zonat që mbulohen nga ky n.stacion furnizohen normalisht me energji. Ka marrë energji elektrike dhe n/stacioni i Farkës rreth orës 13:07.

Janë furnizuar me energji zona e vilave dhe fshati Lundër.(Ish Komuna Farke (Pallate pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk, TEG E1), Fshatrat Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Mullet, Vishnje. Në punë janë vënë dhe 2 fiderat e n/stacionit të Selitës si dhe n/stacionin Mollas dhe zonat që morën energji janë: Komuna Mollas, Fshatra të komunës Mollas,

Antenat telecom Ersekë, Fshatra te Ish Komunave Clirim dhe Vithkuq.Linja L30-51 Jagodinë–Libofshë u vendos në punë në orën 13:25’,

Morën energji N/stacionet Ardenicë e Libofshë

Zona që morën energji: Ish komunat Libofshë dhe Agim. Komuna Kolonjë: Ardenicë.Vajkan.Kolonjë,

Energji ka marrë dhe linja 35kv L30-44 Babicë-Smokthinë që furnizon me energji zonat: Lepenicë, Brataj, Tërbac, Mesaplikë, Hore, Vranisht, Gjorme, Gumenice, Sye Kuqe ,Brusnje, Kote, Ramice, Velce, Verbase, Matogjinë, Boderi, Bashaje, Kuc, Bolenë,

Rreth 60 përqind e stakimeve të energjisë janë për shkak të masave të sigurisë që kanë të bëjnë me sigurinë e personelit të OSHEE dhe abonentëve, për parandalimin e aksidenteve

12:00 –  OSHEE: Në disa zona të vendit mungon energjia

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE bëri me dije se deri në orën 10.30, në disa zona të vendit mungon energjia për shkak të përmbytjes së kabinave 20 kV, duke detyruar kompanisë të stakojë linjën për efekt të masës së sigurisë. Gjithashtu, për shkak të motit të keq, kemi dëmtime në fidrave, kryesisht 6 kv dhe të linjave të tensionit të lartë, 35 kV.Përmbytja e kabinave në Tiranë ka lënë pa drita disa lagje të Tiranës, si Porcelan, Ish-Kinostudio, Ruga Bardhyl, etj.

Rreth 1500 punonjës të organizuar në brigada ndodhen në terren për riparimin e defekteve.

OSHEE njofton se fidrat që furnizojnë spitalet, hidrovorët, objektet e pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punëBrigadat e avarisë në Durrës kanë riparuar defektin në linjën L30-19 Shijak, e për rrjedhojë kanë marrë energji disa zona në Durrës.

Gjithashtu është rikthyer energjia në N/stacionin TEC Kombinat i cili u stakua për shkak të rrezikut nga përmbytja.

 Për rrjedhojë kanë marrë energji këto zona: Qyteti i Kombinatit, Rr.  Qelqit, Parafabrikatet, Fabrika e Duhanit, Vaqarr, Sharrë dhe Shkolla e Edukimit.Energjia është rikthyer dhe në n/stacionin e Kasharit, por raportohen defekte në linjat e tensionit të mesëm e për pasojë kanë mbetur pa energji një pjesë e zonës së Kamzës dhe Vorës.

Probleme në furnizimin me drita ka shkaktuar linja 110 Lezhë – Laç, e OST, e cila nga dëmtimi i linjave të saj, ka sjellë dëme te fidrit ajor i Ujësjellësit, duke lënë pa drita zonën e Shëngjinit dhe Zejmenin në Lezhë.

Dëmtime ka pësuar dhe fideri 25 dhe 26 në n/stacionin e Selitës duke lënë pa energji abonentët që banojnë në rrugën “Tish Daia”.Jashtë pune raportohet dhe linja 30-59 Kalimash-Krumë, ku janë këputur përcjellëset e për pasojë është pa energji N/stacioni i Krumës. I gjithë qyteti i Krumës është pa energji elektrike.

Zonat më të prekura nga defektet në rrjetin e shpërndarjes janë rajonet e Tiranës, Beratit, Shkodrës, Fierit, Gjirokastrës, Burrelit si dhe rajoni i Elbasanit, kryesisht në zonat rurale dhe të largëta, ndërsa në zonat urbane ka një përmirësim përsa i takon riparimit të defekteve.

Rajoni Tiranë: Ibë, Zall-Bastar, Shëngjergj,  Tufinë, Paskuqan, Rinas, Valias, Vorë, Marikaj, Gjokaj, Mullet,

Rajoni Durrës: Golem Qendër, Seferaj, Mali Robit, stan i ri,Qerret dhe Karpen

Rajoni Elbasan: Tregan, Mollas, Pajovë, Kodovjat, Gjergjan, Stravaj, Qukës, Gostimë, Lunik, Rrasë, Shalës dhe Shirgjan,

Rajoni Berat: Potom, Tomorricë, Grabjan, Terbuf, Sulzotaj, Hysgjokaj, Remas, Gradishtë, Kolonjë dhe Dushk

Rajoni Korcë: Vithkuq, Miras, Trebinjë, Velcan

Rajoni Fier: Portez dhe Komuna Zharëz (Verbas dhe Zhares) Lagjet: Apolonia, Fermë, Hamil, Hoxhare, Roskovec, Daullas, Suk, Kafaraj, Pojan, Agim, Cakran, Lagjet: Qenas, Kastriot, 16 Prili /Fier; Drelia dhe Ruzhdie/Patos           

Rajoni Vlorë: Fitore, Mifol, Lepenicë, Fushe Brataj, Kallarat, Amonicë, Uji i Ftohtë, Radhimë, Novoselë, Kaninë, Selenicë, Kocul Gorisht, 10 Korriku, Hajro Cakërri dhe “29 Nëntori”, Kushtrimi, Nartë, Zvërnec, Cobenjtë/Vlorë

Rajoni Gjirokastër: Dropull /Gjirokastër; Piskovë, Suk, Ballaban; Qesarat, Lekel, Vasjar, Kurvelesh, Sinanaj, Kalivac, Buz, Maricaj.

Rajoni Kukës: Pac, Lekbibaj; Nikolic, Pogaj, Perollaj, Vranisht/Has; Bicaj, Shishtavec, Surroj

Rajoni Shkodër: Zagore, Vrake; Shënkoll Tale, Zejmen, Kallmet, Vain, Lagj Gurra, Shëngjin, Ishull Shëngjin; Bushat , Hajmel, Velipojë, Postribë, Rrethina, Berdicë si dhe Lagja Draçin.

Rajoni Burrel: Krastë; Komsi, Cerruje, Gurre, Klos, Kurdari, Laç Remulle , Zenisht; Shullaz, Mamurras, Gjorm, Sanxhak, Milot, Gurres; Arras  Sllove, Zall Dardhe, Maqellare, Dohoshisht, Guri I Kuq; Kacinar, Blinisht dhe Fan.






Të ngjashme