24 orët e fundit përpara zgjedhjeve lokale (29 Shtator 2000)


24 orët e fundit përpara zgjedhjeve lokale (29 Shtator 2000)

12:02 29/09/2000

Është mbyllur fushata elektorale për zgjedhjet e fuqishme lokale të 1 tetorit. Nga mbrëmë në orën 1 të natës dhe deri nesër në mbrëmje kur të mblidhen kutitë e votimit, nuk lejohet asnjë aktivitet elektoral apo propagandistikë për kanditatët apo partitë që do të marrin pjesë në këto zgjedhje. Sot është fundi i muajit të shtatorit dhe të fushatës elektorale gjatë së cilës u zhvilluan qindra e mijëra mitingje dhe takime elektorale.

Kjo fushatë u cilësua si e qetë dhe pa incidente. Për herë të parë fushata mori hapësira dhe dimensione të reja. Me pasqyrimin e saj në mediat elektronike e cila duhet thënë e luajti një rol emancipues për garën e së dielës. Nesër rreth 2.5 milion zgjedhës shqiptarë priten t’u drejtohen kutive të votimit në gjithë vendin për të zgjedhur kryetarët e bashkive, komunave dhe këshilltarët lokalë.

Për këtë në Shqipëri kanë mbërritur 300 vëzhgues ndërkombëtarë dhe rreth 1000 vendas të cilat do të merren me monitorimin e procesit zgjedhor. Policia e Rendit do të marrë në ruajtje të gjitha qendrat e votimit. Forcat Speciale janë angazhuar në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë në të gjithë qytetet. Ndërsa trupat ushtarake , Garda dhe Policia Ushtarake me urdhër të kryeministrit janë caktuar të ruajnë objekte të rëndësisë së veçantë dhe godinat qeveritare kryesore të shtetit shqiptar./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme