24-vjeçarja godet motrën me thikë
Arrestohet edhe një person, për dhunë në familje
Një 24-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka goditur me thikë motrën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të saj. 24-vjeçarja fillimisht rrahu dhe më pas goditi me thikë motrën, 21 vjeçe, e cila fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se 24-vjeçarja jetonte në Greqi, ndërkohë policia sekuestroi thikën në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë edhe një person tjetër është vënë në pranga. Policia thotë se falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje duke bërë arrestimin në flagrancë të P.S., 51 vjeç.
Ai ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme e ka kanosur seriozisht për vrasje./tvklan.al