24-vjeçarja shqiptare shfrytëzohet për prostitucion në Greqi
Një 41-vjeçar është arrestuar në Greqi për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni të një vajze 24-vjeçare nga Shqipëria.
Mediat greke raportojnë se 41-vjeçari e kishte bindur vajzën shqiptare që të ushtronte prostitucion, duke përfituar edhe nga gjendja e saj e vështirë ekonomike dhe qëndrimi i paligjshëm në vend.
Policia thotë se autori i kishte premtuar 24-vjeçares përfitime të mira ekonomike nëse do të shiste trupin e saj.
Autoritetet greke i sekuestruan 41-vjeçarit 150 euro në momentin e arrestimit dhe celularin. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Kiklis. Policia greke i ka ofruar ndihmë dhe mbrojtje 24-vjeçares shqiptare. /
tvklan.al