2400 dhurime në kohë pandemie
Manastirliu apel në Ditën Botërore të Talasemisë për më shumë dhurime vullnetare
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë muajve të pandemisë Mars-Prill, më shumë se 2400 qytetarë kanë dhuruar gjak, pavarësisht situatës së vështirë.
Në Ditën Botërore të Talasemisë ministrja Manastirliu ka drejtuar një apel për të gjithë ata që janë në gjendje të dhurojnë gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë, me qëllim përmbushjen e nevojave të tyre.
“Edhe pse në kohë pandemie, nuk është ndalur për asnjë moment dhurimi i gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Më shumë se 2400 qytetarë kanë dhuruar gjak në këtë periudhë të vështirë, por ende ka nevojë për më shumë dhurime vullnetare, një gjest sublim që shpëton jetë! Sot, në ditën Botërore të Talasemisë, një apel për të gjithë ata që kanë mundësi për të ndihmuar fëmijët talasemikë dhe këdo që ka nevojë për gjak: Mos nguro, dhurimi i gjakut është i #sigurt! #DhuroGjak #ShpëtoJetë DitaBotëroreTalasemisë“, shkruan Manastriliu./tvklan.al