25 Prilli, Basha: Jo ndryshim karrigesh, por energjish


25 Prilli, Basha: Jo ndryshim karrigesh, por energjish

18:04 24/12/2020

“Ekonomia, shëndetësia e arsimi janë prioritete të qeverisë sime”

Votën e të rinjve në 25 Prill e kërkoi jo vetëm për ndryshim të karriges së kryeministrit, por si një mundësi për të reformuar tre kolonat kryesore të shtetit, që sipas Lulzim Bashës lëngojë për shkak të keqqeverisjes së kundërshtarit të tij politik.

“Këto janë prioritetet e mia, shëndetësia, ekonomia, arsimi. Këtu do shkojnë paratë e shqiptarëve. Ndryshimi që do të vijë nuk do të jetë ndryshim karrigesh, do të jetë ndryshim mendësie”, tha Basha

Në një takim që zhvilloi me studentë  të mjekësisë, Basha akuzoi Kryeministrin Rama se ka dështuar në menaxhimin e pandemisë, ndonëse në strategjinë e saj qeveria parashikon edhe futjen në skemë të spitaleve rajonale, si hapi i radhës për përballimin e situatës së Covid-19.

“Nuk mund të hapen spitalet rajonale thjesht dhe vetëm duke patur shtretër se nuk janë hotele. Nuk kemi mjaftueshëm pajisje mbrojtëse. Ky është një dështim i qeverisjes”, tha ai.

Pas ardhjes në pushtet premtoi një reformë të thellë në shëndetësi, që tha se do të nisë nga pagat e bluzave të bardha.

“Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët”.

Gjermania shihet nga studentët e mjekësisë si vendi që u ofron mundësi punësimi, por kryedemokrati përvojën e tij e solli si shembull, që kthimi i tyre në atdhe do jetë prioritet i Lulzim Bashës nesër në krye të qeverisë.

Tv Klan






Të ngjashme