25 raste të Hepatitit C nën trajtim
Brenda 24 orëve të para të lindjes, të gjitha bebet vakasinohen për t’u mbrojtur nga hepatitet. Për bebet e lindura nga nëna bartëse të Hepatitit, mbëhet mjekim shtesë. Në maternitetin
Mbretëresha Geraldinë
gjatë një viti lindin mesatarish 200 bebe, nga nëna të prekura nga ky infeksion.
Mjekimi për personat e prekur nga Hepatiti C është falas. Një vit më parë në shërbimin infektiv u trajtuan 11 raste ndërsa aktualisht janë 25 të sëmurë.
Programi i ri i menaxhimit të integruar të instrumentave kirurgjikale të sterilizuar ka reduktuar përhapjen e infeksioneve spitalore.
Tv Klan