25-vjeçari aksidenton familjen me 3 fëmijë të vegjël
Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Lezhës, pasi ditën e djeshme rreth orës 20:30, në fshatin Tale, ai është bërë shkak i aksidenti ku është plagosur një familje, me tre fëmijë të mitur.
Kështu sipas policisë Elvis Nika, 25 vjeç, banues në Tale si pasojë e mosmbajtjes së krahut të lëvizjes, duke drejtuar mjetin tip “Ford është përplasur me mjetin tip “Benz”i drejtuar nga shtetasi M.N. 51 vjeç, banues në Rrilë, ku për pasojë janë aksidentuar shtetasit D.N. 50 vjeçe, R.N. 27 vjeç dhe 3 fëmijë konkretisht 7 muajsh, 5 vjeç, dhe 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “ Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”./tvklan.al