25-vjeçari-Ardit Gjebreas: Mendoj se është vjehrra, por me të duhet të jem tek “Shihemi në Gjyq”, jo këtu…
Semi është ftuar tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare nga bashkëjetuesja e tij Emanuela. Ata duhen shumë pavarësisht problemeve ekonomike. Emanuela e cila është rritur në Greqi ka hequr dorë plotësisht nga jeta e saj për të ardhur në Shqipëri që të jetojë me Semin. Mamaja e saj nuk është dakort për këtë lidhje sepse Semi është rritur në jetimore dhe është 10 vite më i ri. Emanuela e cila është në pritje të ëmbël e ka thirrur Semin për t’i kërkuar falje që për shkak të problemeve, nuk po e shijojnë shtatzëninë dhe ardhjen në jetë të vajzës së tyre. I pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë thirrur sot, Semi i shpreh se mendonte të ishte vjehrra për të rregulluar marrëdhëniet, por me të duhet të paraqitej tek “Shihemi në Gjyq” dhe jo tek “Ka një mesazh për ty”.
Ardit Gjebrea: Mora vesh që do bëhesh baba.
Semi: Po.
Ardit Gjebrea: I ke mërzitur disa goca që shpresonin për ty.
Semi: Nuk e besoj.
Ardit Gjebrea: Kush mund të jetë sot aty?
Semi: Dyshoja mos ishte vjehrra, por me atë i kemi punët në vend tjetër, i kemi tek “Shihemi në Gjyq”.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Semi: Sepse ashtu janë disa punë.
Ardit Gjebrea: Dua të të qetësoj, nuk është vjehrra sot aty. Ti do doje të ishte vjehrra apo jo, që të të thoshte më fal?
Semi: Normale.
Semi shikon në monitor mamin e vajzës së tij Emanuelën dhe shprehet se është shumë i lumtur. /tvklan.al