25-vjeçari nga Bari, një prej viktimave në aksidentin e Velipojës. Fjalët e fundit…


25-vjeçari nga Bari, një prej viktimave në aksidentin e Velipojës. Fjalët e fundit…

14:47 03/08/2016

Giorgio De Serio, 25 vjeç, është një nga viktimat e aksidentit tragjik, që ndodhi një ditë më parë në Velipojë.

Italiani kishte mbërritur në Shqipëri, pasditen e të hënës për të kaluar disa ditë pushimi me miqtë e tij shqiptarë.

Katër të rinjtë, dy shqiptarë dhe dy italianë, u mbytën pasi makina tip “BMW”, doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin e Vilunit, i cili është tre metra i thellë.

Mediat italiane duke kontrolluar profilin e tij në rrjetin social Facebook, kanë zbuluar edhe postimin e fundit të të riut nga Bari.

“Po dal, mbrëmje të këndshme”, shkruante 25-vjeçari, duke e shoqëruar dhe me një selfie.

/tvklan.al

 






Të ngjashme