25 – vjeçari që vdiq dhe u zgjua në morg


25 – vjeçari që vdiq dhe u zgjua në morg

22:19 30/11/2016

Një burrë u deklarua i vdekur pasi kishte konsumuar sasi të tepërta alkooli. Ai u dërgua në morgun e spitalit, por pak më vonë u zgjua dhe u rikthye në lokalin ku kishte qenë duke pirë…

Të paktën kështu pretedojnë mediat në Kamienna Gora të Polonisë, ku 25  – vjeçari i identifikuar vetëm me emrin Kamil thuhet se për një kohë të shkurtër u shpall i vdekur.

Sipas gazetës

Spiesa

, Kamil kishte konsumuar shumë vodka. Ai ra përtokë dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall i vdekur nga mjekët dhe u dërgua në morg. Por pak më vonë, roja dëgjoi zhurma të çuditshme nga morgu, hapi derën dhe gjeti një burrë lakuriq, që kërkonte një mbulesë.

Pasi mbërriti policia dhe gjithçka u sqarua, 25 – vjeçari u rikthye në lokal për të festuar faktin se i kishte shpëtuar vdekjes./tvklan.al






Të ngjashme