25-vjeçari sëbashku me 2 adoleshentë vjedh kushëririn
Një person është vënë në pranga ndërsa dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi u zbulua se kishin vjedhur një banesë. Sipas njoftimit të uniformave blu, A.Q. 25 vjeç së bashku me dy adoleshentë, një 15-vjeçar dhe një 14-vjeçar kanë vjedhur banesën e Xh.Q. në Nëntor.
Si rezultat i operacionit të koduar “Cousins” i ndjekur dhe me metoda proaktive rezultoi se 25-vjeçari në bashkëpunim me të miturit vodhën nga banesa në Kamëz 2 milionë lekë të reja.
Mësohet se autori kryesor i grabitjes është kushëri i pronarit të shtëpisë së vjedhur. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”./tvklan.al