25-vjeçarja e pranon: Babai më mbushi mendjen t’i qëndroja pornografisë
Shoferja e parë femër australiane e garave Supercar, Renee Gracie, ka deklaruar se ka qenë babai i saj që e ka inkurajuar që të qëndrojë në industrinë e pornografisë pasi vendosi që të dorëhiqej.
25-vjeçarja është shprehur se familja e ka mbështetur kur vendosi të ndryshojë karrierën nga makinat tek shpërndarja e fotove erotike në një ëebsite të njohur.
“Mund të them me siguri se babai im është krenar për shkak të pozicionit financiar që kam fituar. Po të shikoni atë që kam arritur dhe jo atë që bëj, ka qenë një sukses”, ka thënë Gracie.
Në momentin që ndjeu se duhet t’i largohej kësaj industrie, ka qenë babai që i ka sugjeruar që të mos e lërë, për shkak se kjo lloj pune i jepte deri në 25 mijë Dollarë në javë.
“Ai më tha “mos ndalo, po bën shumë para, mos ndalo”. Më inkurajoi që të vazhdoja sepse kjo punë më ka ndryshuar jetën dhe nëse dikush do të ishte në këtë pozicion për të bërë para në këtë lloj mënyrë të gjithë do ta pranonin”, është shprehur Gracie./tvklan.al