250 të vdekur nga moti i keq në Kolumbi


250 të vdekur nga moti i keq në Kolumbi

15:19 02/04/2017

Rrëshqitja e dherave në Kolumbi u ka marre jetën të paktën 254 personave, ndërsa po aq janë shpallur të humbur.

Shirat e rrëmbyeshëm në jugperëndim të vendit u bënë shkaktarët e rrëshqitjes së dherave, por edhe rritjes së nivelit të lumenjve

Shumë nga viktimat nuk patën kohë as të ngjiteshin në tarracat e shtëpive të tyre, pasi një lum balte erdhi me shpejtësi dhe i mori përpara.

Sipas autoriteteve 30% e shiut që bie gjatë një muaji, ka rënë brenda një nate. Të plagosur që kanë kërkuar ndihmë në spitale janë të paktën 400, ndërsa kërkimet për të humburit sa vijnë e vështirësohen si pasojë e kushteve të rënda./TV KLAN

 

 

 

 

 






Të ngjashme