Thaçi e Nikoliç takohen në Bruksel
Presidenti i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë do të udhëheqin delegacionet respektive në raundin e ri të bisedimeve që do të mbahet të martën në Bruksel.
Për herë të parë delegacionet e të dyja vendeve përfaqësohen në nivel presidentësh.
Në këtë takim marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai serb Tomislav Nikoliç si dhe kryeministrat e të dyja vendeve, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç.
Ky takim mbahet në kohën e rritjes së tensioneve në mes të të dyja vendve, pas përpjekjes së Serbisë që të fusë në Kosovë një tren me mbishkrime nacionaliste si dhe arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj bazuar në një fletë-arrest të Serbisë. /Klan Kosova