26 nëntori, dita e ngritjes së flamurit në Tiranë (26 Nëntor 2000)


26 nëntori, dita e ngritjes së flamurit në Tiranë (26 Nëntor 2000)

12:51 26/11/2000

Me rastin e 88-vjetorit të ngritjes së flamurit në Tiranë, Drejtoria e Muzeumeve të Tiranës me ndihmën e bashkisë së kryeqytetit, organizuan në sheshin ku 88 vjet më parë u ngrit flamuri, një ekspozitë. Ekspozita i kushtohej luftës dhe përpjekjeve të patriotëve të krahinës së Tiranës për shpalljen e pavarësisë në frymën e ideve të rilindjes kombëtare.

Në Tiranë, flamuri u ngrit më 26 nëntor, dy ditë para ngritjes së flamurit në Vlorë sepse Tirana po pushtohej nga serbët. Në Kuvendin e Vlorës, Tirana u përfaqësua nga dy përfaqësues, Abdi Toptani dhe Murat Toptani./tvklan.al






Të ngjashme