“26 Nëntori” si një shkollë verore


“26 Nëntori” si një shkollë verore

13:03 09/08/2016

“26 Nëntori” është një nga shtatë institucionet arsimore në kryeqytet që deri në nisje të sezonit të ri shkollor është e hapur për çdo nxënës të saj për të kaluar ditët e verës.

Bashkia e Tiranës synon që gjatë sezonit të pushimeve verore, shkollat, nga institucione të dijes, të shndërrohen në vende argëtimi dhe edukimi fizik.

Për vitin e ri arsimor, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se vetëm në dy gjimnaze mësimi do të vazhdojë të kryhet me dy turne. Problematike mbetet situata në ciklin 9 – vjeçar, ku mësimi bëhet me dy turne. Për këtë Bashkia Tiranë do të nisë ndërtimin në të njëjtën kohë të 20 shkollave.

Tv Klan






Të ngjashme