26-vjeçarja kërkon lidhje pas divorcit: Burri s’më bënte gjë, s’dinte
Një 26-vjeçare ka kërkuar përmes telefonit njohje në emisionin “Aldo Morning Show”.
Minushja nga Zall Bastar tha se ka qenë e martuar vetëm 2 javë, por kishte ikur nga shtëpia e bashkëshortit pasi nuk e donte kunata dhe vjehrra.
“Jam Minushja nga Zall Bastar, kërkoj një lidhje. Jam 26 vjeç, kam qenë një herë e martuar, dy javë, ishin katolikë ata dhe nuk më donin. Burri më donte po, por smë donte kunata me vjehrrën, më përzunë nga shtëpia. Burri s’më blinte asgjë, as rroba, as shampo për t’u larë. Ata s’më jepnin as bukë. Nuk kishim as krevat asgjë, flinim tek krevati i vjetër i vjehrrës, më dhembnin brinjët. Ai s’më bënte gjë, s’dinte, ishte budall. Unë s’kam pas lidhje më përpara. Burri s’më ngacmonte mua, më ngacmonin njerëzit e burrit”,
tha Minushja.
/tvklan.al