26-vjeçarja: Kur mësova që isha shtatzënë, bashkëshorti nuk ishte i lumtur
“Më thoshte nuk e ke me mua, pse nuk doli djalë”
“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e vështirë të një 26-vjeçareje, e cila është nënë e dy vajzave 3 dhe 4 vjeç. Ajo nuk ka dashur të identifikohet dhe në studio ka folur për dhunën verbale që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj çdo ditë. Xhelozia e tij u përkeqësua edhe më shumë, kur ajo mësoi se ishte shtatzënë për herë të parë.
Mendoi se lajmi i shumëpritur do e gëzonte bashkëshortin, por nuk ndodhi kështu, pasi për asnjë moment ai nuk shfaqi gëzim për këtë fakt.
Përkundrazi, filloi të dyshonte tek atësia e fëmijës dhe 26- vjeçarja rrëfen se ai filloi të shfaqte një xhelozi të pajustifikuar ndaj saj.
Mirela Milori: Sa vjeç je?
Zonja X: 26 vjeç.
Mirela Milori: Dhe ke dy fëmijë, dy vajza?
Zonja X: Po dy vajza.
Mirela Milori: Çfarë moshe janë vajzat?
Zonja X: 4 e gjysëm dhe 3 vjeç.
Mirela Milori: Si e ke njohur bashkëshortin tënd?
Zonja X: Para 6 vjetëve me mblesëri. Filluam normale në fillim, mirë. Që kur ngela shtatzënë me gocën e madhe nuk filluan aq mirë. Dyshonte tek unë thoshte nuk e ke me mua.
Mirela Milori: Pse me mblesëri, nuk kishe mundësi vetë të njihje dikë?
Zonja X: Mentaliteti andej është shumë ndryshe.
Mirela Milori: Jetonit vetëm apo me prindërit e tij?
Zonja X: Bashkë me prindërit e tij. Pastaj kur e mora vesh që isha shtatzënë dhe i dhashë lajmin e mirë se mezi e prisnim, nuk e la atë përshtypjen që të ishte i gëzuar. Kur e pamë që ishte gocë, normal unë u lumturova më shumë, e pashë që nuk e kishte atë lumturinë tamam. Filloi ajo xhelozia thoshte nuk e ke me mua, pse nuk doli djalë? Po mirë tani ishte krijesë e Zotit, filluan akoma dhe më shumë xhelozitë.
Mirela Milori: Ka pasur dhunë fizike apo vetëm dhunë verbale?
Zonja X: Vetëm me fjalë me ofendime nga më të ndryshmet. Jo vetëm brenda në shtëpi, por edhe jashtë në sy të njerëzve. I thoshte vëllai im hajde të të marr unë në punë nuk donte. Po normale më thoshte mua, do të më çosh me vëllain tënd që të vazhdosh lidhjet e tjera, më thoshte mua gjithmonë. /tvklan.al